Telegrafi

Pas Kampionatit Evropian, fejohet një tjetër futbollist i Anglisë

Foto: Screenshot/Instagram

Dani Dyer është fejuar me të dashurin Jarrod Bowen pas tre vitesh lidhje.

Çifti i famshëm lajmin e ka bërë të ditur me anë të një postimi të shpërndarë në Instagram.

Bukuroshja postoi një foto të çiftit, të dy 27 vjeç, duke pozuar në një jaht pasi ylli i Anglisë dhe West Ham, Jarrod, i propozoi duke iu ulur në gjunjë.

“Ne përgjithmonë”, ka shkruar ajo.

Dani dhe Jarrod kanë dy vajza binjake, Summer dhe Star, si dhe Santiago, tre vjeç, nga lidhja e saj me Sammy Kimmence.

Ata po shijojnë një pushim bashkë meqë Jarrod ka qenë për një muaj i angazhuar në Kampionat Evropian.

Një burim i brendshëm tha për The Sun se Jarrod kishte kërkuar lejen e Danny për t’u martuar vitin e kaluar.

Ata u takuan jo shumë kohë pasi Dani u nda nga ish-partneri i saj, Kimmence.

Më parë, ylli televiziv fitoi famë falë romancës së saj në “Love Island” me Jack Fincham, por dyshja u ndanë vetëm disa muaj pas përfundimit të spektaklit. /Telegrafi/