Avokatët e të akuzuarve për ngjarjet e 27 prillit në Kuvend, po bllokojnë procesin e vlerësimit të aktakuzës.
Kryetari i Gjykatës Penale, Ivan Xholev, konfirmoi se ka pasur disa seanca vlerësimi, por të gjithë avokatët kërkuan përjashtimin e disa prej gjyqtarëve në këshillin penal, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Arsyetimi ishte që ata, si gjyqtarë, kishin marrë pjesë në procedurat e mëparshme që kishin të bënin me ngjarjet e 27 prillit në të njëjtën gjykatë.
Tetë nga nëntë gjyqtarë penalë janë përjashtuar, kështu që kryetari i Gjykatës Penale tani do të delegojë gjyqtarë nga departamentet tjera.
“Gjykata me kujdes është sjellur për kërkesat e përjashtimit dhe vendosi që nuk duhet të ketë dyshime për anshmëi të gjyqtarëve për të përjashtuar ata që morën pjesë në çfarëdo baze për çështjen e parë për të cilën ne kemi tashmë një aktgjykim jo përfundimtar. Ka edhe gjyqtarë që kanë marrë pjesë në vlerësimin e aktakuzës dhe tetë nga nëntë gjyqtarët nga njësia e krimit të organizuar tashmë janë përjashtuar”, tha Xholev.
Gjykatësja Dobrilla Kacarska, e cila sipas sistemit AKMIS, u caktua si kryesuese e Këshillit Penale që do të vlerësonte aktakuzat ndaj organizatorëve të ngjarjeve të 27 prillit, është tërhequr me kërkesë të saj.
Ndryshe, si të dyshuar për organizimin e ngjarjeve të 27 prillit janë Trajko Veljanovski, Spiro Ristovski, Mile Janakieski, Vlladimir Atanasovski, Nikolla Gruevski dhe Nikolla Boshkovski./Telegrafi/