Telegrafi

Pas Johnny Deppit, Amber Heard me të dashur të ri

Ish-gruaja e Johnny Deppit, Amber Heard, është parë teksa shkëmben puthje me regjisorin, Andy Muschietti.

Aktorja u fotografua teksa ishte në krah të regjisorit 32-vjeçar argjentinas në rrugët e Los Angelosit jashtë shtëpisë private.

Amber para Andyt ishte në lidhje me tregtarin e artit, Vit Von Schnabel, dhe herën e fundit që u pa së bashku me të ishte në janar. Pas kësaj, Vito u pa me modelin Deniz Schafer.

Biondina ishte e martuar me yllin e Holliwoodit, Johnny Depp, ku martesa zgjati më pak se tre vjet, pas së cilës aktorja e akuzoi atë për dhunë fizike.

Johnny iu përgjigj kohët e fundit duke kërkuar 50 milionë dollarë duke pretenduar se Amber kishte shpikur gjithçka.

Lexo po ashtu Johnny Depp padit ish-gruan Amber Heard, kërkon 50 milionë dollarë dëmshpërblim për shpifje

Ndryshe, Heardin do ta shohim edhe në projekte të reja filmike që do të shfaqen gjatë këtij viti në ekranet e mëdha të kinemave. /Telegrafi/