Site icon Telegrafi

Pas Italisë, Luana Vjollca rikthehet për pushime me familjen në jug të Shqipërisë

Foto: Instagram

Moderatoret Luana dhe Marina Vjollca kanë qenë duke shijuar pushimet prej disa ditësh në Itali.

Ato ishin të shoqëruara nga bashkëshorti i Marinës, reperi i famshëm kosovar, Ghetto Geasy.

Pas një jave të mrekullueshme në Sicili, ato duket se kanë nisur pushimet e radhës në jug të Shqipërisë.


Kështu kanë njoftuar përmes disa imazheve që kanë shpërndarë me ndjekësit në Instagram, ku Luana shfaqet me disa prej anëtarëve të familjes.

“Familja”, ka shkruar ajo.

Lexo po ashtu Ghetto Geasy dhe Luana Vjollca pozojnë bashkë nga pushimet në Sicili

Përveç motrave, në pushime janë parë edhe mbesat e popullarizuara të familjes Vjollca.

Luana këtë periudhë ka qenë më e fokusuar në projektin “Thuaje” – nga i cili solli rrëfime mjaft prekëse e gjëra interesante. /Telegrafi/

Exit mobile version