Site icon Telegrafi

Pas Istogut, as në Kamenicë dhe Dragash nuk mbahet mësim  

Foto: Arkiv

Në komunën e Kamenicës dhe të Dragashit sot nuk do të mbahet mësim për shkak të reshjeve të borës

Në njoftimin e bërë nga Komuna e Kamenicës thuhet se për çdo ndryshim, Drejtoria Komunale e Arsimit do t’i njoftojë nxënësit, transmeton Telegrafi.

“Sot nuk do të mbahet mësim në asnjë shkollë të Kamenicës. Drejtoria Komunale e Arsimit njofton prindërit dhe nxënësit që sot nuk do të mbahet mësim në të gjitha nivelet shkollore. Arsyeja e mos mbajtjes së procesit mësimor janë reshjet e mëdha të borës”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu, Komuna e Dragashit, ka bërë të ditur se vendimi për pezullimin e mësimit është marrë pasi që, erërat e forta mund të rrezikojnë nxënësit.

“Njoftohen të gjithë nxënësit dhe mësimdhënësit e komunës së Dragashit se për shkak të reshjeve të shumta të borës, erërave të forta dhe rrezikshmërisë që mund të hasin nxënësit gjatë udhëtimit për në shkollë, drejtoria e arsimit në Dragash ka marrë vendim që më 06.02.2020 të pezullohet mësimi. Dita e humbur do të zëvendësohet në një ditë të shtunë. Mësimi i rregullt vazhdon të premten më datë 07.02.2020”, vijon njoftimi.

Mësimin e ka pezulluar edhe Komuna e Istogut për shkak të erërave të fuqishme. /Telegrafi/

Exit mobile version