Ish-komandanti i UÇK-së, Sami Lushtaku është pritur sot në një takim nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.
Këtë e ka bërë të ditur presidenti i vendit, nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook.
Thaçi e ka cilësuar Lushtakun si kontribuues të madh për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, transmeton Telegrafi.
“Sot e takova bashkëluftëtarin e orëve të para të UÇK-së, Sami Lushtakun, i cili ka dhënë kontribut të çmuar për lirinë dhe pavarësinë e vendit. Krenohemi me të kaluarën, besojmë në të ardhmen!”, ka shkruar Thaçi.
Lushtaku para disa ditësh është rikthyer nga Haga, ku ishte intervistuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar.
Bashkë me Lushtakun, në Kosovë është kthyer edhe Rrustem Mustafa, që dje ishte takuar me Kadri Veselin. /Telegrafi/