Telegrafi

Pas intervistimit në zyrat e EULEX-i, lirohet Sami Lushtaku

Nënkryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, është liruar pas intervistimit në zyrat e EULEX-it të premten mbrëma.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Komunës së Skenderajt, Amir Lushtaku.

Lexo po ashtu Sami Lushtaku dërgohet në zyrat e EULEX-it në Fushë Kosovë

“Po, mund të konfirmoj se Sami Lushtaku është liruar. Me aq sa kemi informacion, ndalimi i tij ka të bëjë me telefonin”, ka thënë ai.

Sipas burimeve të Telegrafit, Sami Lushtakut i është konfiskuar telefoni. /Telegrafi/