Site icon Telegrafi

Pas Instagramit, Facebook dhe Messenger poashtu po hiqen nga Windows 10

Disa ditë më parë, përdoruesit filluan të vërejnë një mesazh në aplikacionin Instagram për Windows Mobile 10, duke i njoftuar se aplikacioni do të largohet më 30 prill.

Ndërsa nuk ishte befasi, lajmi ishte ende një goditje në fytyrë për ata që mbaheshin ende në platformën në shuarje Microsoft, dhe duket sikur gjërat janë edhe më keq se që fillimisht mendohej.

Sipas Engadget, zëdhënësi i Microsoft-it konfirmoi se familja e aplikacioneve të Facebook-ut, duke përfshirë aplikacionin kryesor, Messenger, dhe sigurisht Instagram-in, janë duke u ndërprerë më 30 prill.

Nuk përmendet e njëjta gjë me WhatsApp, që është gjithashtu në pronësi të Facebook, kështu që këta përdorues mund të kenë akoma më shumë kohë për të lëvizur.

Lajmi nuk është më befasues sesa që ishte vetëm për Instagram, por do të thotë që aplikacionet më të njohura në telefonat e Windows po largohen.

Ata që kërkojnë të përdorin Facebook në Windows tani do të duhet të përdorin ueb faqen mobile.

Nuk ka pothuajse asnjë arsye për të mbajtur Windows telefonat në këtë pikë dhe Microsoft ka bërë hapa për të sjellë shërbimet dhe produktet e tyre në platforma të tjera. /Telegrafi/

Exit mobile version