Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladorvci i cili ditë më parë ka rezultuar pozitiv me COVID-19, është shtrirë në SHSKUK.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar nënkryetari i komunës së Drenasit, Nazmi Hasi.
“Po z.Lladrovci është shtrirë në spital që dy ditë. Gjendja e tij është stabile”, ka thënë Hasi.
Ndryshe, Lladrovci ka njoftuar para 10 ditësh se ka rezultuar pozitiv për COVID-19. Ai kishte bërë me dije se kishte pak temperaturë dhe se do të jetë në izolim deri në shërimin e plotë. /Telegrafi/