Edhe pse ndoshta është kritikuar ose lavdëruar për guximin që ka pasur Tuna në realizimin e kësaj videoje, klikimet vazhdojnë të rriten gjithnjë e më shumë në YouTube.
“Jam shumë e lumtur që kënga dhe videoklipi ‘I Asaj’ vazhdon të pëlqehet shumë në opinion. Për këtë falënderoj ata që më ndihmuan në realizmin e këtij projekti dhe në veçanti falënderoj të gjithë adhuruesit e mi të cilët bënë që kjo këngë të vlerësohet dhe të jetë një hit”, ka thënë ajo për Zëri.
Këngëtarja nga Maqedonia ka bërë të ditur se gjatë këtij viti do të lansojë edhe disa këngë dhe klipe të reja dhe se do të mundohet që edhe më tej të sjellë befasi për adhuruesit e saj. /Telegrafi/