Ajo mori kritika të shumta me rolin e saj të fundit në “Hustlers”, por nuk do ndalet me kaq.
Dhe Jennifer Lopez, 50 vjeçe, ishte përsëri për të bërë atë që bën më së miri, pasi ajo filmoi skena për komedinë e saj të ardhshme romantike “Marry Me” në Manhattan të mërkurën në mbrëmje.
Duke shfaqur linjat e saja të bujshme, ylli talentues dukej magjepsëse me një fustan të shkurtër të kuq.
Këngëtarja rriti lartësinë e saj në një palë take të kuqe të mrekullueshme, teksa shihej duke dalë në ‘NBC Studios’ me yllin John Bradley.
Pjesë e këtij filmi është edhe këngëtari i famshëm kolumbian, Maluma, i cili do luajë përkrah Jennifer Lopezit, gjersa do ketë rolin si i fejuari i kësaj të fundit.
Ai përqendrohet te një superyll i popit (Lopez), e cila pak para se të martohet me të fejuarin rok (Maluma) në skenën e “Madison Square Garden”, zbulon se e tradhtonte me asistenten e saj. Tërbohet dhe zgjedh rastësisht mes turmës një mësues matematike (Owen Wilson) të martohet në vend të tij.
Përndryshe, ky film me protagoniste kryesore JL.o -në pritet të lansohet në vitin 2020. /Telegrafi/