Për të dalë nga humbja e zgjedhjeve presidenciale, demokratët duket se po përgatisin një sfidë të re, atë të zgjedhjes në krye të partisë një mysliman.
Pas presidentit të parë me ngjyrë që i dhanë SHBA-ve, për dy mandate, demokratët duket se po u ofrojnë kundërshtarëve republikanë një rival të ri, shkruan Tema.
Bëhet fjalë për afro-amerikanin Keith Ellison, 53 vjeç, nga Minnesota, i divorcuar dhe me 4 fëmijë, në mandatin e pestë në kongres, ku është bërë i pari deputet me besim mysliman.
Një fytyrë e re, orator i zoti dhe i provuar në debatet televizive e ato parlamentare, simbol i multikulturalizmit dhe multietnicitetit.
Me shumë gjasa, ai do të bëjë publike brenda pak ditësh kandidaturën e tij, por dihet që tashmë e ka mbështetjen e liderit të ardhshëm të mazhorancës demokrate në Senat, Chuck Schumer, si dhe mbështetjen e senatorëve, Bernie Sanders dhe Elisabeth Warren, dy ikonat e liberalëve brenda partisë. /Telegrafi/