Telegrafi

Pas humbjes së foshnjës, Chrissy: Jemi të qetë, por jemi në rregull

Chrissy Teigen dhe John Legend (Foto: Instagram/chrissyteigen)

Chrissy Teigen po i jep botës informacione mbi familjen e saj pas humbjes pikëlluese të djalit të saj Jack.

Në një postim në rrjetin social Instagram, ajo ka ndarë një imazh së bashku me bashkëshortin John Legend, ndërsa bashkangjiti një shkrim, shkruan Daily Mail.

“Ne jemi të qetë, por jemi në rregull”, ka shkruar ajo.

Kjo vjen pasi para disa ditësh, Chrissy kur zbuloi se lindi fëmijën e saj të tretë,i cili ndërroi jetë pas komplikimeve të rënda.

Një humbje e tillë e ka trishtuar mjaft çiftin, të cilët deri ditën e djeshme (e premte) nuk u panë në publik.

Ndërkaq, Chrissy dhe John lidhën kurorën në Itali në shtator të 2013, ndërsa tani ndajnë dy fëmijë, Mila dhe Luna. /Telegrafi/