Serena Williams ka pësuar humbjen më të rëndë në karrierë që nga koha kur të luajë si profesioniste në teniste.
Tenistja amerikane ka humbur papritmas prej Johanna Kontas me rezultat 2-0, në sete 6:1 dhe 6:0.
Gjatë gjithë ndeshjes, Serena nuk kishte asnjë “break” gjersa ka bërë 25 gabime dhe ka pasur sukses vetëm 41 për qind në shërbimin e parë.
Serena Williams last night suffered the WORST defeat of her professional career as she fell to a 6-1, 6-0 defeat to Britain’s Johanna Konta in just 53 minutes. ?
Great performance by Konta. ??? pic.twitter.com/e9DLgp9b11
— Team FA (@TeamFA) August 1, 2018
Pas humbjes turpëruese , Williams tha se ende nuk po mund ta kuptojë se si ka mundur të mposhtej kaq lehtë.
“Unë mendoj se ajo luajti më mirë në këtë ndeshje se sa para 18 muajve. Kjo është një gjë e mirë për të”, tha Williams.
“E di që mund të luaj një milion herë më mirë se sot, kështu që do të më ndihmojë. Kam shumë gjëra në mendjen time sa që nuk kam kohë të humb”.
“Do të përpiqem që të kthehem sa më shpejt të jetë e mundur dhe të vijë deri tek sukseset e reja”, pohoi ajo.
Theksojmë se 37-vjeçarja Serena deri më tani ka fituar në 23 turne Grand Slam dhe është konsideruar nga shumë njerëz si lojtarja më e madh në histori të tenisit. /Telegrafi/
.@JohannaKonta stuns Serena Williams, 6-1, 6-0!
Takes 12 games in a row to move into @MubadalaSVC second round! pic.twitter.com/MtZY0Bkos4
— WTA (@WTA) August 1, 2018