Trajneri i Drenicës, Gani Sejdiu, e ka komentuar humbjen e skuadrës së tij (2-4) në përballjen ndaj Trepçës ’89.
Ekipi i tij humbi në përballjen e drejtpërdrejtë për mbijetesë, përkundër se aktualisht ndodhet në situatë më të mirë.
Në prononcimin e tij pas ndeshjes, ai ka thënë se me këtë humbje, ekipi tashmë ia ka vështirësuar vetes punët për objektivin që të mbetet në elitë.
Sejdiu konsideron se të zgjedhurve të tij u mungon besimi në momentet kyçe, edhe pse stafi trajnues është angazhuar në këtë drejtim.
Trajneri beson se lojtarëve nuk u mungon motivi, porse këtë duhet ta dëshmojnë në fushë. /Telegrafi/