Dillian Whyte ka zbuluar se ai i ka bërë një regjim vetes në stërvitjes dhe dietë pas disfatës së tij të vetme nga Anthony Joshua.
Whyte u mposht nga rivali i tij i vjetër amator në raundin e shtatë të ballafaqimit të tyre në vitin 2015 në Londër.
Që atëherë ai ka fituar nëntë ndeshje të njëpasnjëshme dhe mund të shkojë në dhjetë ndeshje të fituara nëse e mposht Oscar Rivasin të shtunën – e që do të siguronte një përballje me Deontay Wilderin ose Tyson Furyn vitin e ardhshëm.
Dhe Whyte shpjegoi se humbja nga Joshua e detyroi atë të ndryshonte përgatitjen e tij për përballjet e ardhshme.
“Nuk ka asnjë krahasim, asnjë në të gjitha [për luftën me Joshuan],” ka thënë ai. “Unë kam qenë gjithmonë i fortë, kam qenë gjithmonë i vendosur, kam qenë gjithmonë një luftëtar, gjithmonë kam qenë në gjendje të luftoj, por tani nuk është krahasim”.
“Kam ngrënë çdo gjë që ishte bërë nga mamaja ime. Unë jetova në shtëpi me nënën time në atë kohë, hëngra çdo gjë që ajo e bëri. Nëna ime ka bërë ushqime që nuk mund t’u rezistoja”.
“Kur humba nga Joshua, kuptova që konkurroja kundër atletëve të nivelit të lartë dhe që më duhet të bëj stërvitje të nivelit të lartë”, ka shtuar më tej Whyte.
Boksieri i peshave të rënda ka thënë më tej se ai stërvitet në një periferi të qytetit, në vendin e quajtur Loughborough, për ta shfrytëzuar ajrin e pastër dhe ushqime më të shëndetshme. /Telegrafi/