Telegrafi

Pas humbjes nga Gladbachu, Bayerni interesohet për transferimin e dy yjeve nga rivalët

Denis Zakaria dhe Florian Neuhaus

Bayern Munich ka pësuar humbjen e dytë këtë edicion në Bundesliga, teksa është mposhtur në udhëtim te Borussia Moenchegladbach.

Kampioni në fuqi i Gjermanisë dhe Evropës pësoi humbje befasuese, pasi ishte në dy gola avantazh 0-2, por vendasit përmbysën gjithçka.

Por përkundër humbjes, drejtuesit e Bayernit kanë pyetur klubin vendas të Borussia Moenchegladbach për dy yjet e skuadrës.

Fjala është për dy mesfushorët e rinj dhe tejet cilësorë, Denis Zakaria dhe Florian Neuhaus.

Si zvicerani ashtu edhe gjermani ishin titullar dhe shkëlqyen në këtë takim, me Neuhaus që edhe shënoi golin e fitores në minutën e 49-të.

Mediat gjermane kanë raportuar se drejtuesit e Bayernit i kanë pyetur homologët e tyre nga Gladbachu për çmimin e dy lojtarëve.

Trajneri Hans Dietar Flick i pëlqen të dy lojtarët dhe synon që t’i ketë në skuadër për edicionin e ri.

Bavarezët janë të gatshëm t’i transferojnë dy lojtarët në verë, edhe pse një gjë e tillë nuk do të jetë aspak e lehtë.

Për Neuhaus interesim ka shprehur edhe Real Madrid dhe Liverpool, ndërsa Zakaria pëlqehet nga Chelsea, Manchester United dhe Arsenal.

Çmimi i gjermanit Neuhaus sillet rreth 45 milionë euro, ndërsa po aq vlerësohet edhe Denis Zakaria. /Telegrafi/