Telegrafi

Pas humbjes nga Bayerni – Messi shkoi për herë të parë te ultrasit e PSG-së për t’i qetësuar

Lionel Messi shkoi te ultrasët e Paris Saint-Germain për herë të parë pas humbjes nga Bayern Munich të martën mbrëma.

Parisienët dhe Bavarezët u takuan në një përsëritje të finales së Ligës së Kampionëve të vitit 2020 dhe përsëri ishte Kingsley Coman që shënoi golin e fitores.

Kylian Mbappe hyri në pjesën e dytë dhe iu anuluan dy gola, ndërsa Benjamin Pavard u përjashtua me karton të kuq në kohën shtesë për mysafirët pas një ndërhyrje të ashpër ndaj Messit që rezultoi me të verdhin e dytë.

Lexo po ashtu Vendosi goli i Coman, Bayern Munich merr fitore të madhe ndaj PSG-së

Shtatë herë fituesi i Topit të Artë nuk ishte në maksimumin e tij pasi u kthye nga një lëndim, por ai bëri një gjest që e afroi atë me tifozët e klubit.

Pas ndeshjes, ai dhe Neymar iu drejtuan ultrasve të PSG-së pas portës. Ata u filmuan duke kërcyer mbi tabelat e reklamave dhe duke përshëndetur pjesën më të pasionuar të bazës së tifozëve të klubit.

Ishte humbja e tretë radhazi për skuadrën e Christophe Galtier dhe mund ta kuptoni se ultrasit e tyre ishin të zemëruar. Megjithatë, përgjigja e tyre ishte relativisht e qetë, pas një përfundimi premtues të lojës nga ana e tyre.

Deri të martën mbrëma, Messi nuk kishte kaluar kurrë te ultrasit që kur u bashkua në një transferim të lirë në verën e vitit 2021. /Telegrafi/