Site icon Telegrafi

Pas humbjes në zgjedhje, Sanna Marin do të japë dorëheqjen nga posti i kryetares së partisë

Kryeministrja finlandeze në largim Sanna Marin ka thënë të mërkurën se do të jep dorëheqjen si kryetare e partisë Social Demokrate.

“Tani është koha për t’u bashkuar sërish me radhët dhe për t’u larguar nga pozicioni i kryetarit të partisë”, citohet të ketë thënë Marin në një konferencë shtypi, sipas transmetuesit publik finlandez Yle.

Marin, socialdemokratët e së cilës u mundën në zgjedhjet kombëtare të dielën, do të zëvendësohet nga një udhëheqës i ri i partisë në kongresin e ardhshëm të partisë në shtator, shtoi ajo.

Ajo do të vazhdojë të jetë deputete socialdemokrate.

Marin u bë kryeministre në vitin 2019 dhe ka qenë “një yll” i së majtës evropiane që nga ardhja në pushtet.

Por përballë shqetësimeve në vend për situatën ekonomike të Finlandës, socialdemokratët e saj dolën vetëm në vendin e tretë në zgjedhje, pas Partisë së Koalicionit Kombëtar të qendrës së djathtë dhe Partisë Finlandeze kundër imigracionit. /Telegrafi/

Exit mobile version