Telegrafi

Pas humbjes ndaj Evertonit skuadra e Man Utd regjistron disa rekorde negative

Ole Gunnar Solskjaer duke i kërkuar tifozëve falje për humbjen (Foto: Alex Livesey/Getty Images/Guliver)

Manchester Unitdi humbi nga Evertoni me rezultat 0-4 në xhiron e 35-të Ligës Premier.

Me këtë rast skuadra e Djajve të Kuq jo vetëm që ia zbehi vetës gjasat për pozitën e katër që dërgon në Ligën e Kampionëve, por i regjistruan edhe disa rekorde negative.

Man Utd ka pranuar 48 gola deri më tani në sezonin 2018/19 në PL, asnjëherë nuk kishte pranuar më shumë gola që nga sezoni 1978-79.

Lexo po ashtu Everton 4-0 Man Utd, notat e lojtarëve

Kjo është humbja e pestë radhazi me Unitedit si mysafir në të gjitha garat, këtë ecuri së fundmi herë ekipi anglez e kishte regjistruar në marsin e 1981 në urdhrat e Dave Sexton.

David de Gea tani ka pranuar tetë gola prej jashtë zonës së rreptësisë në Ligën Premier, vetëm në sezonin 2013/14 ka pranuar më  shumë (9). /Telegrafi/