Dje në Tetovë u mbajt homazh për aktivistin e Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari, i cili u gjet i vdekur në burgun e Prizrenit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Disa metra më larg vendit ku u bënë homazhe qëndron edhe billbordi me informacione për çmimin që Universiteti i Tetovës i dha Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi. Thaçi u dekorua me çmimin e nderit ”Doctor Honoris Causa” nga Universiteti më i vjetër i shqiptarëve të Maqedonisë.
Por, në fotografitë që i janë dërguar Telegrafit në Maqedoni shihet se si billbordi për çmimin e Thaçit është ngjyrosur me ngjyrë të kuqe që simbolizon gjak.
Ende nuk ka asgjë zyrtare nga organet se kush mund ta kishte bërë këtë lyerje të billbordit të Thaçit./Telegrafi/