Telegrafi

Pas hedhjes së gazit lotsjellës, Sveçla vjen me një status në Facebook

Deputeti i Vetëvendosjes, Xhelal Sveçla, i cili së bashku me deputeten Fitore Pacolli hodhën gaz lotsjellës në seancën e Kuvendit të Kosovës ka publikuar një status në Facebook.

“Është obligim i yni të përcjellim dhe të pasqyrojmë vullnetin e mbi 205.000 nënshkrimeve kundër faljes së tokës. Është obligim edhe ndaj të kaluarës, të tashmes dhe të ardhmes!”, ka shkruar Sveçla në Facebook.

Lexo po ashtu Gazin lotsjellës në Kuvend e hodhën Xhelal Sveçla dhe Fitore Pacolli! (Video)

Ndryshe, seanca e Kuvendit të Kosovës është shtyrë për shkak të hedhjes së gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës.

Në seancë pritej të votohej marrëveshja e Demarkacionit me Malin e Zi.

Votimi i marrëveshjes pritej të ndodhte pas një debati të gjatë të zhvilluar ditën e martë, i cili zgjati deri në orët e vona. /Telegrafi/