Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa takon sot edhe kryetarin e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj.
Kështu bën të ditur për Telegrafin nga Nisma Socialdemokrate.
Mustafa fillimisht takoi kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj lidhur me mocionin për rrëzimin e Qeverisë.
Ndryshe, AAK është shprehur se do ta mbështesë mocionin e LDK-së për rrëzimin e Qeverisë Kurti. /Telegrafi/