Një ngjarje e pazakontë është filmuar në rrugët e një qyteti në Kinë, ku një grua derisa po kalonte me veturë hapë dritaren dhe hedh një shumë të majme të parave.
Në fakt ajo ishte grindur me bashkëshortin që gjithashtu ishte në veturë dhe në shenjë hakmarrje i hedh nga dritarja plotë 1,400 dollarë, të cilat menjëherë vrapojnë për t’i mbledhur në rrugë kalimtarët e rastit, transmeton Telegrafi.
Por, është interesant se e gjitha ndodhi para syve të policisë së trafikut që gjithashtu fillojnë t’i mbledhin paratë nëpër rrugë, kurse pjesën tjetër që e mblodhën qytetarët ua dorëzuan policëve.
E gruaja që ishte grindur me bashkëshortin është kontaktuar nga policia, të cilët ua kthyen paratë që i kishte hedhur nga dritarja e veturës dhe kishte vazhduar rrugëtimin sikur të mos kishte ndodhur asgjë. /Telegrafi/