Çmimet e naftës kanë rënë sot përsëri, pasi punëtorët kuvajtianë përfunduan grevën e tyre tre-ditore që kishte përgjysmuar prodhimin bruto të vendit.
Çmimi i naftës ishte rritur për rreth 3% pasi punëtorët e rezervarëve të naftës braktisën punën për 3 ditë duke refuzuar uljen e pagave,
“Kuvajti është duke u kthyer në prodhim të plotë, dhe pritet që ne të prodhojmë edhe më shumë naftë , pas prishjes së marrëveshjes me Dohan. Ne jemi duke e parë ndikimin që tani,” tha Bjarne Schieldrop, analist kryesor i mallit në Seb të Oslos.
Do të ketë më shumë naftë nga eksportuesit më të mëdhenj të botës, Arabia Saudite dhe Rusia, pasi të dyja kanë potencial për të rritur prodhimin e tyre, ka thënë Ministri rus i Energjisë Alexander Novak.