Një tërmet me magnitudë rreth 4.8 ballë të shkallës Rihter goditi veriun e Italisë pranë Milanos
Gazeta italiane “Republika” shkruan se tërmeti është ndjerë pak pas orës 11 dhe 30 në qytetin e Milanos dhe se në pjesë të ndryshme të qytetit janë lëkundur ndërtesa dhe se njerëzit kanë dalë në rrugë.
E njëjta media bën të ditur se Instituti Kombëtar Italian i Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë ka bërë të ditur se tërmeti ka qenë 4.4 ballë i shkallës Rihter, dhe se është regjistruar në një thellësi prej 26 kilometrash, me epiqendër në Bonate Soto në provincën e Bergamos.
Map of felt reports received so far following the #earthquake M4.4 in Northern Italy 40 min ago pic.twitter.com/oWxjTc9Xc8
— EMSC (@LastQuake) December 18, 2021
Qendra Sizmologjike Mesdhetare Evropiane (EMCS) shkruan se pas tërmetit të parë, në të njëjtën zonë janë regjistruar disa tërmete të tjera me magnitudë mbi katër ballë të shkallës Rihter.
Theksojmë se për momentin nuk dihet nëse ka të lënduar apo dëme materiale.
Ndryshe, tërmet gjatë ditës së sotme ka pasur edhe në shtetin grek, i cili nuk ka viktima apo dëme në infrastrukturë. /Telegrafi/