Senatori amerikan, David Perdue, ka deklaruar që Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të rishqyrtojnë praninë e saj në Kosovë, nëse Qeveria e Kosovës nuk e heq taksën ndaj Serbisë.
Ky qëndrim i senatorit amerikan fillimisht ka marrë mbështetjen e të dërguarit të posaçëm për dialog të SHBA-së, Richard Grenell, e pas tij, qëndrimin e senatorit amerikan e ka mbështetur edhe këshilltari i presidentit Trump për Siguri Kombëtare, Robert O’Brien.
Postimi i senatorit amerikan është ripostuar në Twitter nga NCS.
Ndryshe, përmes një postimi në Twitter, senatori nga Xhorxhia tha se Shtetet e Bashkuara për më shumë se dy dekada kanë ndihmuar në ruajtjen e paqes mes Kosovës dhe Serbisë, ndërsa është radha e Prishtinës që të luajë rolin e saj.
“Për më shumë se dy dekada, forcat amerikane kanë ndihmuar në ruajtjen e paqes mes Kosovës dhe Serbisë. Tani, me progresin e bërë historik, Kosova duhet të bëjë pjesën e vet dhe të shfuqizojë të gjitha detyrat e vendosura ndaj Serbisë. Nëse Kosova nuk është plotësisht e përkushtuar për paqe, atëherë SHBA. duhet të rishqyrtojë praninë e saj atje”, shkroi Perdue. /Telegrafi/