Prej mbrëmjes të së mërkurës forcat e ushtrisë janë dislokuar përgjatë perimetrit të sigurisë së aeroportit “Nënë Tereza”.
Ministrja e Mbrojtjes bashkë me Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, gjeneral brigade Bardhyl Kollcaku do të shkojnë sot paradite për të inspektuar zonën.
Dje ministrja e Mbrojtjes bëri të ditur urdhrin për dislokimin e Policisë Ushtarake në mbështetje të policisë së shteti.
“Kjo është një praktikë, që zbatohet sot në thuajse çdo kryeqytet europian, ku njësi të Forcave të Armatosura vendosen në mbështetje të kolegëve të tyre të Policisë, me qëllim, garantimin e sigurisë së objekteve të rëndësisë së veçantë dhe mbi të gjitha, me qëllim garantimin e sigurisë së qytetarëve”.
Po ashtu, duke qenë që në një distancë fare të shkurtër nga Aeroporti i Rinasit ndodhet e vendosur edhe Komanda Ajrore e Forcave të Armatosura, kam urdhëruar që edhe Policia Ushtarake të dislokohet në këtë komandë, duke ju bashkuar kështu Policisë së Shtetit për ta mbështetur atë në garantimin e sigurisë së aeroportit.” U shpreh ministrja dje
Ndërkohë që për grabitjen e gati 10 milionë euro të ndodhur në avionin e linjës Tiranë-Vjenë pasditen e 9 prillit mbeti i vrarë Admir Murataj, i cili konsiderohet dhe si kreu i bandës. Policia zyrtarisht nuk ka dhënë shumën e grabitur dhe ende nuk ka ndonjë të arrestuar. /OraNews/Telegrafi/