Telegrafi

Pas golin të shënuar, Endri Çekiçi flet për përshtatjen e tij në Slloveni

(Foto: Twitter/NK Olimpija Ljubljana)

Gjatë afatit kalimtar dimëror, Endri Çekiçi u transferua nga Dinamo e Zagrebi në kampionatin kroat në Slloveni te Olimpija e Lubjanës, ku këtë të diel shënoi golin e parë me skuadrën e tij të re si dhe fitoi një njëmbëdhjetëmetërsh në suksesin 3-2 me Krsko.

Në një prononcim për ‘Zona Gol’, sulmuesi pogradecar tha se largimi nga kampionati kroat për të luajtur në Slloveni ka qenë vendimi i duhur, pasi tani ka më shumë mundësi për të luajtur dhe për të treguar vlerat.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Endri Cekici

“Ishte e rëndësishme për mua të ndërroja ekip. Javët e para ishin të vështira por tani jam ambientuar shumë mirë”.

“Transferimi në Slloveni jo vetëm që më ka bërë mirë për minutat, por edhe nga ana psikologjike. Duke qenë se nuk kam pasur minuta kam pasur edhe vështirësi dhe nuk arrin të shfaqësh potencial.

“Jam shfaqur nga fillimi dhe po gjej forcë për të treguar veten time”, citon SuperSport fjalët e Çekiçit.