Trupi i Alexei Navalny, të cilin familja dhe aleatët e tij po përpiqeshin ta gjenin që nga e premtja, është gjetur, sipas raportimeve.
Novaya Gazeta Europe ka raportuar se trupi i tij është në morgun e Spitalit Klinik të Qarkut Salekhard, shkruan Sky News, përcjell Telegrafi.
Mediumi në fjalë gjithashtu raportoi se burimet e tij thanë se asnjë autopsi nuk ishte kryer ende që nga e shtuna.
Novaya raportoi se trupi i tij fillimisht u dërgua në qytetin e Labytnangi, rreth 20 milje larg nga burgu ku ai vdiq, përpara se të transferohej në spital në kryeqytetin rajonal të Salekhard më vonë të premten.
Novaya Gazeta Europe është një projekt i nisur nga stafi i gazetës pasi Novaya Gazeta, gazeta kryesore e pavarur ruse, pezulloi punën e saj në vitin 2022 nën presionin e qeverisë.
Familja dhe aleatët e Navalny-t thonë se ata janë “përcjellur në qarqe” nga autoritetet ruse ndërsa përpiqeshin të gjenin trupin e tij.
Kira Yarmysh, zëdhënësja e liderit të opozitës ruse, më parë tha se nënës së Navalny i ishte thënë nga një zyrtar burgu se trupi i djalit të saj ishte dërguar në qytetin e afërt të Salekhardit si pjesë e një hetimi për vdekjen e tij.
Por kur ajo dhe avokatët e Navalny mbërritën në morg, ai u mbyll dhe punëtorët thanë se trupi nuk ishte aty.
Pak orë më vonë, zonja Yarmysh tha se avokatëve të politikanit iu tha se trupi i Navalny nuk do t’u dorëzohej të afërmve të tij derisa të përfundonte një hetim për vdekjen e tij. /Telegrafi/