Site icon Telegrafi

Pas Gjermanisë nisin procedurat për njohjen e patent shoferëve të Kosovës edhe në Kanada

Gjermani gjatë kësaj jave pritet të marr vendim për të njohur patent shoferët nga Kosova, ndërkaq kanë nisur procedurat që e njëjta të bëhet edhe nga shteti i Kanadasë.

Gjatë mbledhjes së Qeverisë së Kosovës, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka prezantuar një projek5t marrëveshje.

“Pas një angazhimi të gjatë, e që pres të përmbyllet suksesshëm këtë javë, për njohjen reciproke të patent shoferëve nga Gjermania, kam nderin që para jush të prezantojë nismën për lidhjen e marrëveshjes ndërkombëtare mes Kosovës e Qeverisë së Kanadasë,  për njohje reciproke të patent shoferëve”, tha Sveçla.

Kjo nismë për marrëveshje është miratuar në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës. /Telegrafi/

Exit mobile version