Telegrafi

Pas gjashtë viteve premtime, vendoset përmendorja e Nexhat Agollit në qendër të Shkupit (Video/Foto)

Vendoset edhe përmendorja e tretë shqiptare në Shkup, përveç përmendoreve të Josif Bagerit dhe Pjetër Bogdanit që u vënduan para 1 muaji, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Përmendorja e Nexhat Agollit, është vendosur në afërsi të ndërtesës së Telekomit që ndodhet në sheshin “Maqedonia”.

Para 1 muaji në Shkup u vendosën përmendoret e Josif Bagerit dhe Pjetër Bogdanit. Duhet përmendur se përmendorja e Pjetër Bogdanit kishte probleme serioze në shënimin e datave. Kishte edhe polemika serioze se kur ka lindur dhe kur ka vdekur me të vërtetë, pasi në pllaketën e përmendores ishin data të kontestuara./Telegrafi/