Periudha e jashtëzakonshme e Inaki Williams për të luajtur 236 ndeshje radhazi në La Liga duket se ka marrë fund pasi ai pësoi një lëndim të ligamentit të kyçit të këmbës.
Në mënyrë të pabesueshme, sulmuesi i Athletic Bilbaos nuk ka humbur asnjë ndeshje për më shumë se gjashtë vjet, duke qenë gjithmonë në formë dhe në dispozicion për skuadrën baske.
Por, vazhdimi i paraqitjeve të pabesueshme duket i pamundur për 28-vjeçarin. Ai shënoi golin e parë në fitoren 4-0 ndaj Cadiz të hënën, por u detyrua të largohej në minutën e 54-të me një problem në kyçin e këmbës.
Në një deklaratë zyrtare, skuadra e San Mames tha: “Sulmuesi i Athletic Club, Inaki Williams ka ndrydhur ligamentin e kyçit të këmbës së djathtë. Ai do t’i nënshtrohet vlerësimeve të mëtejshme dhe progresi i tij do të monitorohet gjatë ditëve në vijim”.
Athletic është sërish në aksion të dielën kur pret Espanyol në San Mames dhe do të ishte një rikuperim magjik për Williams që të mund të luante.
Lojtari nuk ka humbur asnjë ndeshje që nga 10 prilli 2016 dhe ai theu rekordin e mëparshëm të paraqitjes radhazi të vendosur nga Juanan Larranaga, i cili luajti 202 ndeshje radhazi. /Telegrafi/
Athletic Club's medical report has revealed that striker 🇬🇭 Iñaki Williams has sprained a ligament in his right ankle.
He will undergo further evaluation over the coming days.
Williams' record-breaking run of 236 consecutive La Liga appearances could be about to end. 🥲 pic.twitter.com/DyhqOiBwI8
— Owuraku Ampofo (@_owurakuampofo) August 30, 2022