Site icon Telegrafi

Pas gjashtë muajve angazhimi, jep dorëheqje asistentja e Meghan Markle

Shumë kush do të mendonin se puna pranë një anëtare të familjes mbretërore është një privilegj, por për disa nuk vlen kjo “punë ëndrrash”.

Mediat e huaja raportojnë se asistentja e Dukeshës nga Sussex, Meghan Markle vendosi të largohet nga puna pas gjashtë muajve të angazhimit.

Gjithçka ishte luajtur në fshehtësinë më të madhe, por tani publiku është duke pritur të di arsyen e vërtetë.

Princi Harry dhe Meghan Markle (Getty Images)

Zëdhënësi i Pallatit të Kensington refuzoi të komentojë për largimin e ndihmësit të bukuroshesh amerikane, e njohur vetëm si Melissa.

Kjo e fundit filloi të punonte për Dukeshën gjatë periudhës së martesës dhe fillimi i punës ishte sigurisht shumë stresues, ndërsa babai i Meghanit, Thomas shtonte tensione shtesë.

Lexo po ashtu Në vetëm gjashtë muaj pas dasmës mbretërore, tre punëtorë të besuar të Pallatit Kensington dhanë dorëheqje

Burime të tjera pohojnë se largimi i Melissa është shkaktuar nga Dukesha, sepse, siç thonë ata, ajo nuk është një person i lehtë për të punuar.

Ndryshe, tashmë familja mbretërore është duke pritur që të vjen në jetë një pjesëtar i ri. /Telegrafi/

Exit mobile version