Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un ka marrë pesë dronë shpërthyes, një dron zbulues dhe një jelek antiplumb si dhuratë nga një guvernator rajonal në vizitën e tij në Rusi.
Të shtunën ai u takua me ministrin rus të mbrojtjes në Vladivostok, ku inspektoi disa armë, duke përfshirë një sistem raketash hipersonike, përcjell Telegrafi.
Siç thuhet më tej, guvernatori i rajonit Primorye, i cili kufizohet me Kinën dhe Korenë e Veriut, gjithashtu “i ofroi Kim Jong Un një grup jeleku antiplumb” dhe “veshje speciale që nuk dallohen nga kamerat termike”.
https://twitter.com/i/status/1703331419471089730
Të dielën, Kim përfundoi vizitën e tij në Lindjen e Largët Ruse duke hipur në trenin e tij të blinduar në qytetin Artyom, që ndodhet në veri të portit të Vladivostok, dhe duke nisur udhëtimin e gjatë për në shtëpi, raportuan mediat shtetërore në Rusi.
Kim kaloi gjashtë ditë në Rusi dhe zhvilloi bisedime me presidentin Vladimir Putin në portin hapësinor Vostochny. /Telegrafi/