Site icon Telegrafi

Pas Gjakovës, edhe në Spitalin e Ferizajt nuk po trajtohet asnjë pacientë me COVID-19

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK), ka njoftuar se pas Spitalit të Gjakovës, edhe në atë të Ferizajt nuk është duke u trajtuar asnjë pacientë me COVID-19.

Në njoftimin e bërë nga ShSKUK, thuhet se kjo është inkurajim për të vazhduar betejën me pandeminë.

Lexo po ashtu Asnjë pacientë me COVID-19 nuk po trajtohet në Spitalin e Gjakovës

“Pas një kohe të gjatë, Spitali i Gjakovës dhe i Ferizajt pa asnjë pacient për trajtim me COVID-19. Zë shprese dhe inkurajim për ta vazhduar betejën, e cila nuk fitohet dot pa angazhim e kujdes gjithë shoqëror”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Exit mobile version