Telegrafi

Pas gati tri dekadash nga vdekja e tij, policia arreston një person nën dyshimin për vrasjen e Tupac Shakur

Foto: Lucas Jackson/Reuters

Policia e Las Vegas ka arrestuar një burrë me dyshimin për vrasjen e yllit të hip-hopit, Tupac Shakur, i cili u vra në qytet gati tre dekada më parë, raportoi Associated Press të premten, duke cituar burime të paidentifikuara.

Duane “Keffe D” Davis u arrestua herët në mëngjes të së premtes, megjithëse akuzat e sakta nuk ishin menjëherë të qarta, sipas raportit të AP, i cili tha se një aktakuzë pritej më vonë të premten.

Reuters nuk ishte në gjendje të konfirmonte raportimin ose të kontaktonte me Davis apo me përfaqësuesit e tij ligjorë.

Tupac Shakur (Foto: Ron Galella, Ltd./Ron Galella Collection via Getty Images)

Shakur u plagos nga të shtënat në një veturë më 7 shtator 1996 dhe vdiq në një spital gjashtë ditë më vonë në moshën 25 vjeçare.

Davis ka pranuar në intervista dhe në kujtimet e tij të vitit 2019, “Compton Street Legend”, se ai ishte në veturën e tipit “Cadillac” nga ku u gjuajtën të shtënat në drejtim të tyre.

Shakur ishte një reper, aktivist dhe aktor i vlerësuar me çmime që shiti më shumë se 75 milionë disqe në mbarë botën. /Telegrafi/