Me siguri të gjithë i kujtoni disa nga këngët e saj të publikuara deri para gati dy vitesh.
Bëhet fjalë për Ari Blue, e cila nuk ka qenë aktive në muzikë tash e një vit e shtatë muaj.
Ajo në llogarinë e saj në Instagram ka paralajmëruar rikthimin në muzikë, me shumë ndryshime.
“I think it’s time…të enjten në ora 17:00 publikohet kënga e re, që mund ta dëgjoni në të gjitha platformat online…Prisni e dëgjoni”, ka shkruar ajo në një postim në Instagram, ku paralajmëron projektin e ri.
Ajo që bie në sy është se këngëtarja në fjalë, ka fshirë të gjitha postimet e mëparshme, e kjo gjë nënkupton një rikthim ndryshe të saj në muzikë.
Ari Blue, ka zbuluar vetëm disa pamje nga klipi i ri, e se me kë ka punuar, si titullohet kënga e gjithçka tjetër, na mbetet ti kuptojmë të enjten në ora 17:00 kur do të publikohet projekti i saj. /Telegrafi/