Pas Arben Gashit edhe tre deputetë të LDK-së, kanë rezultuar pozitiv me coronavirus.
Telegrafi mëson se të infektuar janë edhe Kujtim Shala, Haxhi Avdyli dhe Visar Hoti.
Deputeti Avdyli përmes një shkrimi në Facebook e ka konfirmuar lajmin se ai është prekur nga virusi.
“Meqenëse interesimi i miqve e gazetarëve është i madh për të konfirmuar lajmin nëse jam Covid pozitiv. Lajmi është i vërtetë. Më është konfirmuar që analiza ime ka dalur pozitiv. Gjendja ime është e mirë dhe jam vetizoluar sipas rekomandimeve”, ka shkruar Avdyli.
Ndërkaq, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), ka njoftuar se sot janë konfirmuar 114 raste të reja me coronavirus, ndërkaq, 117 persona janë shëruar.
Që nga fillimi i pandemisë në mes të marsit, Kosova ka konfirmuar në total 3,178 raste me coronavirus. Prej tyre, 58 pacientë kanë vdekur./Telegrafi/