Telegrafi

Pas gafës së Courtoisit, Hazard e këshillon portierin: Mos u mundo të më imitosh me driblime

Mesfushori i Chelseat, Eden Hazard ka bërë shaka në kurriz të portierit të Real Madridit, Thibaut Courtois.

Ky i fundit ishte pjesë e skuadrës së kombëtares belge, e cila triumfoi me rezultat 3-1 kundër kombëtares ruse.

Në një moment shtatgjati u mundua ta dribloj një lojtar kundërshtar, ku më pas rusët shfrytëzuan gabimin e portierit dhe realizuar gol.

“Courtois mund të më shikojë më shumë. Ai dëshiron të më imitojë mua, por pastaj shkon keq. Ai është shumë i madh dhe për këtë arsye më mirë mos të mundohet të dribloj”, tha duke qeshur Hazard.

“Jo, nuk ka problem: kjo mund të ndodhë. Ne nuk jemi të shqetësuar për Thibautin. Jam gjithashtu i kënaqur me ndeshjen që kam luajtur, mbetem i qetë, jam i lumtur me këtë”, pohoi më tutje lojtari i Chelseat.

Ndryshe, Hazard ka pohuar se është adhurues i madh i Zinedine Zidane duke shtuar spekulimet se do të transferohet gjatë verës te Real Madridi. /Telegrafi/