Site icon Telegrafi

Pas fundjavës pritet rënie e temperaturës dhe destabilizim i motit

Zhvillim i vranësirave të paqëndrueshme në orët e pasdites në më tepër vende të përcjella me reshje të rrëmbyeshme të shiut, vetëtima dhe erë të përforcuar, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Siç bëjnë të ditur nga DPHM moti me vranësira do të mbizotërojë edhe në pjesë të luginës së Shkupit. Gjatë fundjavës na pret kryesisht mot i qëndrueshëm dhe i ngrohtë, ndërsa në orët e pasdites parashikohet mundësi për dukuri të izoluara të reshjeve të shkurta të shiut në zonat malore.

Prej të hënës pritet de stabilizim më i dukshëm i motit me shira të rrëmbyeshëm, erë të përforcuar nga veriu, ndërsa temperaturat pritet të shënojnë rënie të dukshme në krahasim me ditët e kaluara./Telegrafi/

Exit mobile version