Telegrafi

Pas fjalimit të Vladimir Putninit në Asamblenë Federale, Levada Center: Bie besimi i rusëve në mesazhin e tij

Mesazhi i dalë nga fjalimi i presidentit Vladimir Putin në Asamblenë Federale do të ketë ndikim serioz në jetën e tyre dhe është ulur dukshëm në krahasim me vitin e kaluar.

Kështu thuhet në gjetjet e dala nga hulumtimi i Institutit të pavarur rus Levada Center duke shtuar se fjalët e Putinit nuk e ndryshojnë gjendjen në vend.

“Nga numri i të anketuar që kishin dëgjuan diçka në lidhje me fjalimin e Vladimir Putinit në Asamblenë Federale, 41 për qind besojnë se fjalët e tij nuk do të ndryshojnë gjendjen në Rusi, deri sa 54 për qind besojnë që mund të ketë ndryshime”, thotë instituti.

Nëse krahasojmë të dhënat e hulumtimit të këtij viti me të dhënat e vitit të kaluar, vërejmë se ka rritje të konsideruar të përqindjes të atyre që nuk besojnë se fjalimi i Putin mund të sjellë ndryshime.

“Vitin e kaluar vetëm 34 për qind e rusëve nuk kishin besuar se fjalimi i Putinit mund të ndryshoj për të mirë gjendjen në Rusi, deri sa 60 për qind i kishin besuar fjalimit të tij”, vijon hulumtimi.

Nga të dhënat e dala nga sondazhi i fundit, më shumë se 71 për qind e të anketuarve kishin dëgjuar të paktën diçka nga fjalimi i Putin. Nga kjo përqindje 24 për qind e kishin shikuar fjalimin, 19 për qind ishin të informuar për përmbajtjen e fjalimit nga mediet, deri sa 29 për qind kishin dëgjuar pjesë të vogla nga fjalimi.

Përqindja e rusëve që nuk kishin asnjë njohuri për fjalimin e Putin është 29 për qind.

Vitin e kaluar, përqindja e rusëve që e kishin ndjekur fjalimin e Putin në parlament, fjalim i cili kishte të bënte me ndryshimet kushtetuese ishte më e madhe.

Për fjalimin e Putin kishin njohuri 78 për qind e të anketuarve, derisa 22 për qind nuk e kishin ndjekur fare. /Telegrafi/