Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka nxituar dje pas mbledhjes së grupit parlamentar socialist, drejt Rinasit ku një aeroplan privat priste për ta çuar drejt Emirateve të Bashkuara Arabe.
Mbledhja e PS, ku do të vendosej për qëndrimit ndaj kërkesës së Prokurorisë për arrestimin e ish numrit dy të qeverisë, Saimir Tahiri, u zhvillua më herët se zakonisht dhe shkak ka qenë udhëtimi i planifikuar i kryeministrit.
Kështu, me të mbaruar fjalimin për ish-ministrin e Brendshëm, Edi Rama, i shoqëruar nga ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, u nisën për vizitën zyrtare në Emirate.
Sot, zyra e kryeministrit, bëri me dije se Rama u takua me Kryeministrin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheik Mohammed bin Rashid Al Maktoum me të cilin diskutoi për mundësinë e vendosjes së një linje ajrore të Emirateve të Bashkuara që të lidhë dy vendet. /lapsi.al/