Një prej çifteve më të dashura dhe më të njohura shqiptare janë padyshim reperi, Ledri Vula dhe partnerja e tij, Sara Hoxha.
Të dy janë mjaft aktiv në rrjetet sociale dhe së fundmi dyshja kanë zbuluar se kanë nisur pushimet së bashku me vajzën e tyre, Poem Blu dhe disa miq.
Si destinacion ata kanë përzgjedhur Balin në Indonesi ndërsa kanë sjellur imazhe nga më të ndryshmet nga koha argëtuese që po shijojnë atje.
Kujtojmë që ky udhëtim i tyre vjen pas fitores së Sarës në spektaklin e vallëzimit “Dancing With The Stars”.
Ndryshe nga fama e Ledrit të cilën ai e gëzon prej vitesh, për partneren e reperit kjo ishte eksperienca e saj e parë televizive.
Sara fitoi zemrat e publikut për natyren e saj të pozitive dhe pa komplekse teksa në fund edhe u kurorëzua me fitore. /Telegrafi/