Site icon Telegrafi

Pas fitores ndaj Arbërisë, Munishi tregon se cilat skuadra luftojnë për Evropë

Ballkani ka fituar 2-1 përballë Arbërisë në kuadër të javës së 15-të në Superligën e Kosovës.

Trajneri i portokallinjve, Ismet Munishi është shprehur shumë i lumtur me këtë fitore, derisa ka parashikuar edhe skuadrat që tentojnë të dalin në Evropë për edicionin e ardhshëm.

“Me thënë të drejtën sot Arbëria bëri paraqitje të mirë, jo vetëm në pjesën e dytë, por edhe në të parën u pa që na kishin studiuar mirë dhe komplimente për lojën atyre”, ka thënë strategu i Ballkanit për ‘ArtSport’.

Lexo po ashtu Triumfi i radhës për Ballkanin, fiton ndaj Arbërisë dhe rrit diferencën në krye

“Nuk i la faj skuadrës time, por kundërshtarëve që luajtën mirë”.

“Jo, ne jemi 4 skuadra që do luftojmë për Evropën, jemi ne, Drita, Gjilani dhe Prishtina, çdo gjë është e hapur, kampionati është ende i gjatë”, përfundoi Munishi. /Telegrafi/

Exit mobile version