Telegrafi

Pas fitores historike të Kosovës, situata në grupin A

Kosova ka shënuar fitore historike në kuadër të kualifikimeve për kampionatin evropian të vitit 2020.

“Dardanët” triumfuan si mysafir në stadiumin e Sofjes kundër kombëtares bullgare me rezultat 3-2.

Kjo ka bërë që përfaqësuesja jonë tashmë në grupin A të ketë pesë pikë dhe zë vendin e tretë.

Një më shumë e ka kombëtarja e Republikës së Çekisë, e cila pas fitores kundër Malit të Zi (3-0), ka gjashtë pikë dhe gjendet në vendin e dytë.

Në pozitën e parë është kombëtarja e Anglisë, e cila ka po aq pikë sa çekët, por që gol dallimin e kanë më të mirë.

Ndryshe, malazezët zënë pozitën e fundit të renditjes tabelore me dy pikë në tri takime. /Telegrafi/