Telegrafi

Pas finales së “The Voice 5”, menjëherë hapen audicionet për edicionin e radhës

Tiri Gjoci është fitues i edicionit të pestë të “The Voice”, në një mbrëmje të gjatë dhe me shumë emocione.

Ai arriti të marrë votat e publikut për të rrëmbyer edhe trofeun e këtij edicioni, bën të ditur Top Channel.

Por rrugëtimi i “The Voice” vazhdon pa u ndalur. Audicionet për “The Voice 6”, kanë nisur dhe për të gjithë ata që duan të prekin këtë ëndërr mund të aplikojnë këtu.

Mjafton të plotësoni formularin online në linkun përkatës që të mund të bëheni pjesë e këtij formati.