Pas fiaskos së saj me Revistën “Forbes”, tani është zbuluar se Kylie Jenner ka humbur edhe CEO-në e ardhur të kompanisë së saj “Kylie Cosmetics”, Christoph Honnefelder, i cili u bashkua me kompaninë vetëm në janar të këtij viti.
FashionNework.com raporton se Honnefelder ishte emëruar në rolin drejtues si CEO i ardhshëm në janar të këtij viti, por tani është larguar për ‘arsye personale’, shkruan DailyMail.
Gjigandi i bukurisë Coty – i cili ka 51 për qind të aksioneve në kompaninë e makijazhit të Jennerit në vlerë 600 milionë dollarë – njoftoi dje se po bënte një numër ndryshimesh që do t’i lejonte kompanisë të përqëndrohet në prestigjin e saj thelbësor dhe në bizneset masive të bukurisë.
Tronditja vjen pasi aksionet e Coty-t ranë për 13 për qind muajin e kaluar pasi “Forbes” hoqi modelen Kylie Jenner nga lista e miliarderëve dhe e akuzoi atë për “fryrjen e vlerës së biznesit të saj për kozmetikë për vite të tëra”.
“Forbes” publikoi një artikull bazuar në një ekzaminim të dosjeve financiare pasi super modelja shiti një pjesë të madhe në kompaninë e saj të kozmetikës.
Jenner shiti 51 për qind të aksioneve të markës së saj “Kylie Cosmetics” te Coty në janar për 600 milionë dollarë në një marrëveshje që vlerësoi kompaninë në vlerë 1.2 miliard dollarë.
Por “Forbes”, të cilët e kishin shpallur 22-vjeçaren një miliardere në mars të vitit 2019, në një artikull të publikuar së fundmi, ata e hoqën atë nga lista e miliarderëve pasi zbuluan se biznesi i saj është ‘dukshëm më i vogël dhe më pak fitimprurës’ sesa që të tjerët besuan.
Jenner u hoq nga lista e miliarderëve të “Forbes” të premten pas pretendimeve se ajo ka “fryrë madhësinë dhe suksesin e biznesit të saj për vite të tëra”.
“Forbes” gjithashtu akuzuan familjen e famshme Kardashian-Jenner, në të cilën Kylie është anëtarja më e re, për krijimin e deklaratave tatimore që ‘ishin të falsifikuara’. /Telegrafi/