Telegrafi

Pas fejesës, Kourtney Kardashian dëshiron të ketë fëmijë me Travis Barker

Bateristi i Blink-182 është lidhur edhe zyrtarisht me Kardashians.

Kourtney Kardashian dhe Travis Barker u fejuan me një propozim romantik, pranë plazhit të dielën (17 tetor).

Ai i propozoi partneres së tij në perëndim të diellit i rrethuar nga qirinj dhe trëndafila në formën e një zemre, në një natë të mbushur me emocion për yllin e njohur televiziv, shkruan People.

Foto: Alabama Luella Barker/Instagram

“Ishte një surprizë e plotë për Kourtney. Travis i tha familjes së saj se ai kishte në plan të propozonte, por të gjithë ishin të kujdesshëm ta mbajtur sekret. Rosewood është i preferuari i tyre për pushime të shkurtra të fundjavës. Ata shpesh qëndrojnë në hotel. Kjo është arsyeja pse Travis propozoi atje. Është një vend shumë i veçantë për ta, por ishte gjithashtu më e lehtë të mbash të fshehtë gjithçka duke i propozuar atje”, zbulon një shok i familjes për People.

“Kourtney është natyrisht e lumtur. Ajo mezi pret të martohet me Travis. Ajo gjithashtu do të donte të kishte një fëmijë me të”, shtoi ky burim.


Kim Kardashian West, djali i Barker, Landon, 17 vjeç dhe vajza e tij Alabama, 15, u dhanë fansave pamje nga festimet e Rosewood Miramar në mediat sociale menjëherë pas propozimit – përfshirë unazën e saj të mrekullueshme të fejesës. Kris Jenner , Khloe Kardashian dhe Tristan Thompson ishin gjithashtu të pranishëm.

“Përgjithmonë”, shkroi Kourtney, 42 vjeçe, në Instagram për të konfirmuar fejesën e saj me Barker, 45-vjeçar.

Romanca e çiftit u zbulua për herë të parë në janar të këtij viti, dhe që nga ajo kohë ata nuk kanë hezituar të shfaqen të dashuruar dhe intim në secilën paraqitje publike. /Telegrafi/