Site icon Telegrafi

Pas fajësimit, Donald Trump flet për herë të parë

Dhoma e Përfaqësuesve ka votuar për fajësimin e presidentit amerikan, Donald Trumpit.

Për këtë të fundit, kjo ishte hera e dytë dhe rasti i vetëm që i ndodh një ngjarje e tillë një presidenti amerikan.

Lexo po ashtu Miratohet rezoluta, Trump një hap pran shkarkimit

Pak çaste më parë i pari i shtetit të SHBA-ve ka mbajtur një fjalim përmes një video mesazhi të publikuar në llogarinë e Shtëpisë së Bardhë në Twitter, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu A mund të kandidojë sërish për president Donald Trump?

Ai sërish ka dënuar dhunën në Kongresin amerikan, duke thënë se “dhuna dhe vandalizmi nuk kanë absolutisht vend në vendin tonë dhe asnjë vend në lëvizjen tonë”.

Trump nuk bëri asnjë referencë për fajësimin që i bërën ligjvënësit amerikan në Dhomën e Përfaqësuesve. /Telegrafi/

Exit mobile version